Kosova voton më 7 qershor: Çka deklaruan përfaqësuesit e partive politike pas takimit me u.d Presidenten Haxhiu

Kosova voton më 7 qershor: Çka deklaruan përfaqësuesit e partive politike pas takimit me u.d Presidenten Haxhiu

Partitë politike kanë vendosur që data e zgjedhjeve të jetë 7 qershori, përcjell Periskopi.

Pas takimit me U.D Presidenten Albulena Haxhiu, përfaqësuesit e partive janë prononcuar për media ku kanë thënë se partitë e tyre janë të gatshme për zgjedhjev

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka deklaruar se data më e kërkuar për të mbajtur zgjedhjet ishte 7 qershori.

Megjithatë, ai tha se PDK do ta respektojë cilëndo datë.

“Shumica e përfaqësuesve kanë qenë për datën 7, por ne do të shohim tutje. PDK është gati për zgjedhje”, tha Hamza.

Kryetari i Gjakovës, në radhë e AAK’së ka deklaruar se kjo datë shihet si një mundësi për stabilitetin e vendit dhe për avancimin e proceseve demokratike

“Ka një dakordancë që do ta zgjedhim të jetë 7 qershori. Po duket se ka konsensus që të jetë data 7 qershor. Zgjedhjet janë shans, pak shumë i ka deshtë tash. Janë shans për vendin, ne po bëhemi gati për me ia dhënë Kosovës stabilitetin.

Gjini njoftoi se është i propozuar si kandidat për kryeministër, por duhet pritur takimin e Këshillit Drejtues

Jehona Lushaku-Sadriu nga LDK, tha se LDK propozoi 7 qershorin si datë adekuate për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Si LDK dhamë opinionin tonë që të shpallet data e 7 qershorit si data e zgjedhjeve, pasi ishte një arsyetim edhe i KQZ-së për një organizim sa më profesional të zgjedhjeve, dhe ne e mirëkuptojmë këtë kërkesë”, tha Lushaku-Sadriu. /Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti